Gjermani – Sulmohet me gurë Xhamia Selimije në Hindelsheim

Xhamia në Hildesheim, Saksoni e Ulët në Gjermani, u sulmua me gurë nga një person i paidentifikuar.

1614434
Gjermani – Sulmohet me gurë Xhamia Selimije në Hindelsheim

Xhamia në Hildesheim, Saksoni e Poshtme në Gjermani, u sulmua me gurë nga një person i paidentifikuar.

Dritarja e xhamisë u thye në sulmin me gurë ndaj Xhamisë Qendrore Selimiye të Bashkësisë Islame Turke për Çështje Fetare në Gjermani (DITIB) rreth orës 19:00 me kohën lokale.

Në sulm nuk u lëndua askush pasi xhamia ishte e zbrazët.

Në pamjet e kamerave të sigurisë duket një person duke hedhur gurë në dritare të xhamisë dhe më pas duke ikur.

Osman Demirtas, kryetari i Shoqatës së Xhamisë Qendrore Selimiye në Hildesheim, shprehu keqardhje për sulmet e fundit ndaj xhamive dhe tha se si shoqatë kanë marrëdhënie të mira me të gjithë në qytetin e tyre.

Demirtas tha se ata i dhanë pamjet e sulmit policisë dhe ngritën kallëzime penale kundër sulmuesit.



Lajme të ngjashme