Anijet e Rojës Bregdetare të Kinës shkelën ujërat territoriale të Japonisë

Dy anije të Rojës Bregdetare të Kinës hynë në ujërat territoriale të Japonisë përreth ishujve të kontestuar Senkaku.

1613896
Anijet e Rojës Bregdetare të Kinës shkelën ujërat territoriale të Japonisë

Dy anije të Rojës Bregdetare të Kinës hynë në ujërat territoriale të Japonisë përreth ishujve të kontestuar Senkaku.

Sipas Shtabit të Rojës Bregdetare të Rajonit 11 në Naha, që ndodhet në shtetin Okinawa në jugperëndim të Japoninë, anijet kineze kanë shkelur ujërat territoriale të Japonisë.

Anijet kineze iu afruan anijeve japoneze të peshkimit rreth orës 11.30 me orën lokale, në jug të ishullit Minami-Kojima.

Bëhet e ditur se fregata japoneze u dërguan në zonë dhe paralajmëroi anijet kineze për tu larguar.

Sipas agjencisë së lajmeve “NHK”, anije me flamur kinez këtë vit kanë lundruar 12 herë rreth ujërave territoriale Japoneze përreth ishujve Senkaku.



Lajme të ngjashme