Zarif: Biden po ndjek politikat e Trumpit

Zarif tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet së pari t'i kthehen zotimeve të tyre dhe nuk do të pranojnë propozimin që të dy palët të ndërmarrin hapa në të njëjtën kohë.

1612682
Zarif: Biden po ndjek politikat e Trumpit

Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden po ndjekë politikat e ish-presidentit Donald Trump.

Zarif përsëriti në platformën e mediave sociale “Clubhouse” se Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet së pari t'i kthehen zotimeve të tyre dhe nuk do të pranojnë propozimin që të dy palët të ndërmarrin hapa në të njëjtën kohë.

"Amerikanët nuk mund të fshijnë katër vjet histori. Biden po ndjekë politikat e Trumpit. Nuk ka asgjë që Trumpi ka bërë por që Bideni nuk ka bërë. SHBA-ja vazhdon të ushtrojë të njëjtat presione ndaj Iranit. Ne nuk jemi kundër ndërmarrjes së hapave të përkohshëm, por Shtetet e Bashkuara duhet së pari të përmbushin zotimet e tyre", bëri të ditur Zarif.

Duke iu referuar Marrëveshjes 25-vjeçare të Bashkëpunimit Gjithëpërfshirës të nënshkruar me Kinën, Zarif tha se është nënshkruar një udhërrëfyes me këtë vend, me të cilin nuk kërkohet që palët të bëjnë zotime.

"Kina do të jetë një fuqi e madhe e botës në të ardhmen dhe ne duhet të kemi marrëdhënie të mira. Kjo nuk e pengon zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e tjera", tha ai.

Zarif deklaroi se ai nuk e pengon nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi 25-vjeçare nëse Gjermania ose ndonjë vend tjetër perëndimor dëshiron një gjë të tillë.

"Kina ndjeu se kushtet për një marrëveshje bashkëpunimi gjithëpërfshirëse ishin të përshtatshme pas marrëveshjes bërthamore. Rusia na shiti sistemin e mbrojtjes ajrore S-300 pas marrëveshjes bërthamore. Askush nuk më bëri presion për të nënshkruar një marrëveshje me Kinën", deklaroi Zarif.



Lajme të ngjashme