Mesazh solidariteti nga ShBA për Ukrainën: “Jemi pranë jush”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ripohoi "angazhimin e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" përballë "agresivitetit" të Rusisë.

1612701
Mesazh solidariteti nga ShBA për Ukrainën: “Jemi pranë jush”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ripohoi "angazhimin e vendit të tij për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës" përballë "agresivitetit" të Rusisë.

Zëdhënësi i Ministrisë, Ned Price bëri një deklaratë me shkrim në lidhje me bisedën telefonike të zhvilluar midis Blinken dhe homologut të tij ukrainas Dmitro Kuleba.

"Sekretari Blinken ripohoi angazhimin ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit të vazhdueshëm të Rusisë në Donbas dhe Krime", thuhet në këtë deklaratë. 

Sipas deklaratës, Blinken shprehu shqetësimin e tij në lidhje me tensionin në lindje të Ukrainës dhe shprehu ngushëllimet e tij për ushtarët ukrainas që kanë humbur jetën në përleshjet e fundit.

Duke vënë theksin në forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e shtetit ligjor në Ukrainë, Blinken ra dakord me homologun ukrainas për vazhdimin e bashkëpunimin në tema të tilla, si: lufta kundër llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe ndryshimit të klimës.

Katër ushtarë ukrainas u vranë në rajonin Shumi të provincës Donbas më 26 mars si pasojë e zjarrit të hapur nga separatistët prorusë.

Më shumë se 13.000 njerëz kanë humbur jetën në përplasjet midis separatistëve prorusë, të cilët shpallën të ashtuquajturën pavarësi të tyre në rajon, dhe administratës së Kievit që nga viti 2014 e këtej.



Lajme të ngjashme