Sulmet ajrore në Mianmar – Numri i të vrarëve rritet në 521

Në Mianmar, ku ndodhi grushtshteti ushtarak, në rajonin ku ndodhet Unioni Kombëtar Karen (KNU), që përbëhet nga grupet etnike të armatosura, të cilat zënë vend pranë protestuesve që dalin kundër grushtetit, u ndërmorën sulme ajrore.

1612046
Sulmet ajrore në Mianmar – Numri i të vrarëve rritet në 521

Në Mianmar, ku ndodhi grushtshteti ushtarak, në rajonin ku ndodhet Unioni Kombëtar Karen (KNU), që përbëhet nga grupet etnike të armatosura, të cilat zënë vend pranë protestuesve që dalin kundër grushtetit, u ndërmorën sulme ajrore.

Sipas lajmeve që zënë vend në median lokale të Mianmarit, në rrethin Hpapun të provincës Karen, që ndodhdet në kufi me Tajlandën, sulmet ajrore që filluan në 29 mars, vazhduan edhe sot.

Bëhet e ditur se se të paktën 10 mijë civilë lanë shtëpitë e tyre pas sulmeve për t'u strehuar në Tajlandë, gjatë kësaj 6 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Në fotot e shpërndara në mediat sociale, vihet re që shumë zona banimi në Hpapun janë shkatërruar.

Ndërkaq numri i të vdekurve nga ndërhyrja e armatosur nga forcat e sigurisë në protestat kundër grushtshtetit ushtarak në Mianmar dhe ndalimit të anëtarëve të qeverisë të ardhur në pushtet me zgjedhje, është rritur në 521.

Sipas raportit ditor të Agjencisë së Ndihmës për të Burgosurit Politikë të Mianmarit (AAPP) në 24 orët e fundit janë konfirmuar 11 viktima të tjera, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në të paktën 521.

Në vend 2.608 njerëz janë arrestuar, ndërsa 120 persona të tjerë kërkohen për tu arrestuar.

Ndërkaq Departmaneti amerikan i Shtetit për shkak të rritjes së dhunës në Mianmar kërkoi që përveç atyre me mision të detyrueshëm, i gjithë personeli diplomatik të largohet nga ky vend.

Edhe Japonia deklaroi se do të ndalojë të gjitha ndihmat zyrtare për zhvillim kundërejt Mianmarit, për shkak të rritjes së dhunës në këtë vend.

Ushtria e Mianmarit pas pretendimeve për manipulim në zgjedhjet e 8 nëntorit 2020 dhe rritjes së tensionit politik në vend, më 1 shkurt mori kontrollin e vendit me grushtshteti.

Shumë autoritete shtetërore dhe udhëheqës së partisë në pushtet, përfshi edhe udhëheqësen ‘de facto’ të vendit dhe ministren e Jashtme, Aung San Suu Çi u arrestuan dhe në vend për 1 vit u shpall gjendje e jashtëzakonshme.

Banorët e mianmarit në 6 shkurt kishin filluar protestat me kërkesën për rikthim në demokraci.

 

 


Lajme të ngjashme