Bozkir dhe Bliken theksojnë rëndësinë e bashkëpunimit midis OKB-së dhe SHBA-së

Kryetari i i 75-të i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB) Volkan Bozkir dhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken theksuan bashkëpunimin në mes OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).

1611308

Bozkir dhe Blinken zhvilluan një takim përmes videokonferencës.

Në pjesën e takimit që u transmetua drejtpërdrejt në media, Volkan Bozkir kujtoi se Shtetet e Bashkuara janë një partner i rëndësishëm i OKB.

Bozkir shprehu kënaqësinë me riangazhimin e administratës së re me institucionet ndërkombëtare dhe angazhimin e saj për partneritete dhe aleanca, duke shtuar se ata presin bashkëpunimin e ngushtë midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe OKB-së.

Ai tha se ata do të diskutojnë çështje të tilla si epidemia e llojit të ri të koronavirusit (Covid-19) dhe shpërndarja e barabartë dhe të drejtë të vaksinave, grusht shtetin në Mianmar, krizën siriane dhe çështjen izraelito-palestineze.

Ndërkaq Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken nga ana e tij tha se asnjë vend nuk mund t'i zgjidhë këto probleme vetëm, duke shtuar se SHBA po kërkojnë mënyra të reja dhe më të mira për të bashkëpunuar dhe se sistemi i OKB-së është një nga mjetet më të mira për këtë.

Duke nënvizuar se bashkëpunimi shumëpalësh është veçanërisht i rëndësishëm tani, Bilinken tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë pjesën e tyre për t'i bërë organizatat rajonale dhe ndërkombëtare më efektive në zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimit.

Lajme të ngjashme