“Facebook” ngrin llogarinë e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro

Platforma e medias sociale “Facebook” ka pezulluar llogarinë e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro, me motivin se përhapte informacion të gabuar në lidhje me pandeminë e llojit të ri të koronavirusit (COVID-19).

1609817
“Facebook” ngrin llogarinë e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro

Sipas “Facebook”, Maduro ka shkelur politikat e rrjetit social duke inkurajuar përdorimin e një medikamenti të quajtur “Carvativir”, për të cilin ai ka pretenduar se kuron sëmundjen e shkaktuar nga koronavirusi.

“Facebook” e fshiu videon me të cilën presidenti venezuelas promovonte ilaçin e sipërcituar, si dhe e ngriu llogarinë e tij për 30 ditë.

Në videon e fshirë nga rrjeti social “Facebook”, Nicolas Maduro e quante Carvativirin një “mrekulli” dhe pretendonte se ky bar i prodhuar nga rigoni mund të përdorej në parandalimin dhe kurimin e COVID-19.



Lajme të ngjashme