Blinken: Angazhimi i Turqisë në NATO është në dobi të të gjithëve

Blinken, i cili shkoi për herë të parë në selinë e NATO-s në cilësinë e ministrit në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, dha një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

1606872
Blinken: Angazhimi i Turqisë në NATO është në dobi të të gjithëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se vazhdimësia e angazhimit të Turqisë në NATO është në dobi të të gjithëve.

Blinken, i cili shkoi për herë të parë në selinë e NATO-s në cilësinë e ministrit në Mbledhjen e Ministrave të Jashtëm të NATO-s, dha një konferencë të përbashkët shtypi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

"Kam ardhur këtu për të njoftuar angazhimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës", tha Blinken dhe shtoi se vendi i tij dëshiron të rindërtojë partneritetet, veçanërisht me aleatët e NATO-s.

“Ne duam të ringjallim aleancën, pasi ajo, ashtu si në të kaluarën është e fortë dhe efektive kundër kërcënimeve të sotme",  u shpreh Blinken.

Ai bëri deklarata edhe në lidhje me marrëdhënien e vendit të tij dhe NATO-s me Turqinë.

"Turqia është një aleat i yni, që kemi një histori të gjatë, të cilën e vlerësojmë. Angazhimi i vazhdueshëm i Turqisë ndaj NATO-s është në interes të të gjithëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s duan ta mbajnë atë afër", tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Ai iu përgjigj edhe një pyetjeje në lidhje me tërheqjen e forcave ndërkombëtare nga Afganistani.

“Ndoshta më e rëndësishmja është se unë erdha këtu për të dëgjuar dhe tu konsultuar sepse kjo është ajo që bëjnë aleatët", u përgjigj Blinken.

Kurse në lidhje me tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Afganistani, tha: “Ne shkuam në Afganistan së bashku, u adaptuam së bashku dhe kur të jetë koha e duhur, do të largohemi së bashku. Këtu ekziston një fjalë e përbashkët, ajo fjalë është unitet. Presidenti amerikan, Joe Biden kishte thënë se mund të ishte e vështirë për të që tërheqja të mbërrijë në 1 maj që është edhe afati i tërheqjes. Por çfarëdo që të bëjë SHBA, ajo do ta bëjë atë duke e ditur se çfarë mendojnë aleatët e saj."

Edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg vuri në dukje rëndësinë e marrjes së një vendimi të përbashkët për tërheqjen nga Afganistani dhe tha se bisedimet e paqes në Afganistan janë mënyra e vetme për të zgjidhur problemet politike në këtë vend.

Duke deklaruar se ata janë të kënaqur me përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të ringjallur bisedimet e paqes, Stoltenberg u kërkoi Talibanëve ulin dhunën dhe të ndalojnë mbështetjen e grupeve terroriste ndërkombëtare.



Lajme të ngjashme