Bangladesh: Zjarr masiv në kampin e refugjatëve, 15 të vdekur, 400 të humbur e 45 mijë të pastrehë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftuan se 15 persona vdiqën, 560 njerëz u plagosën dhe 400 njerëz rezultojnë të zhdukur si pasojë e zjarrit që shpërtheu dje në kampin e refugjatëve në Cox Bazar në Bangladesh.

1606889

Përfaqësuesi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuar për Refugjatë (UNHCR) për Bangladeshin, Johannes Van der Klaauw tha se pas zjarrit që shpërtheu në kampin Balukhali në Cox Bazar nuk është arritur të kontaktohen 400 persona.

Ai theksoi se të paktën 15 persona vdiqën dhe 560 të tjerë u plagosën si dhe 10 mijë strehimore janë shkrumbuar. Kjo do të thotë se të paktën 45 mijë persona do të mbeten pa strehë. Klaauw shtoi se në kampet në Bangladesh nuk ka pasur një zjarr i ngjashëm në të kaluarën.

Përfaqësuesi tha se ekipet e OKB-së po zhvillojnë punime në rajon, duke shtuar se në fatkeqësi “shkatërruese të zjarrit” janë bërë të papërdorshme edhe klinikat dhe qendrat e shpërndarjes.

Johannes Van der Klaauw tha se pas zjarrit janë duke koordinuar  punimet me Organizatën Ndërkombëtare të Emigrimit dhe janë duke u dhënë përparësi atyre që janë në gjendje më të pambrojtur, grave dhe fëmijëve.

Ndërkohë zyrtarët e Bangladeshit deklaruan se kanë filluar hetime në lidhje me zjarrin.

Sipas OKB-së që nga gushti i vitit 2017 e deri tani, numri i të strehuarve në Bangladesh pasi u larguan nga presioni dhe persekutimi në Arakan ka arritur në 900 mijë.

Lajme të ngjashme