Arabia Saudite i bën thirrje qeverisë së Jemenit dhe huthive për një armëpushim mbarëkombëtar

Arabia Saudite ka filluar një iniciativë të re për paqe që përfshin një armëpushim mbarëkombëtar për t'i dhënë fund krizës në Jemen dhe një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike.

1606732

Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite Princi Faysal Bin Farhan Al-Saud njoftoi një propozim të ri për paqe, i cili përfshin një armëpushim mbarëkombëtar nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara (OKB).

Al-Saud tha se negociatat politike midis qeverisë së Jemenit dhe huthive pro-iranianë duhet të rifillojnë.

Nisma e paqes parashikon rihapjen e aeroportit të kryeqytetit Sana dhe lejimin e importit të karburantit dhe ushqimit nga porti Hudeyde.

Al-Saud njoftoi se iniciativa u nis si pjesë e përpjekjeve të Përfaqësuesit Special të OKB-së për Jemenin, Martin Griffiths dhe Përfaqësuesit Special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Timothy Lenderking për të mbështetur rolin pozitiv të luajtur nga Omani, ndërsa i bëri thirrje qeverisë së Jemenit dhe huthive të pranojnë këtë iniciativë.

Ndërkohë, qeveria e Jemenit ka shprehur kënaqësinë me nismën, ndërsa huthitë nuk shikojnë ngrohtë në këtë propozim.

Në një deklaratë të bërë nga ana e huthive kërkohet që embargoja ajrore dhe detare të hiqet.

Lajme të ngjashme