Mesazhi i Biden për migrantët: Mos ejani këtu

Presidenti i SHBA, Joe Biden u bëri thirrje migrantëve të mos përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë nga Meksika.

1602805
Mesazhi i Biden për migrantët: Mos ejani këtu

Presidenti i SHBA, Joe Biden u bëri thirrje migrantëve të mos përpiqen të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara, përfshirë nga Meksika.

Lideri amerikan e tha këtë në një intervistë për “ABC News”, ku iu përgjigj pyetjeve të George Stephanopoulos gjatë një vizite që zhvilloi në shtetin e Pensilvanisë.

“Unë mund të them qartë: mos ejani këtu. Mos i lini qytetet, qytezat ose komunitetet tuaja", tha shefi i Shtëpisë së Bardhë, duke komentuar raportet për një rritje të shpejtë të numrit të migrantëve të ndaluar nga autoritetet amerikane në kufirin me Meksikën.

Biden shtoi se rritja e numrit të migrantëve të paligjshëm, në veçanti, u vu re në vitet e fundit 2019 dhe 2020.

Presidenti amerikan nuk përjashtoi mundësinë e një përkeqësimi të situatës në kufirin me Meksikën.

Stephanopulos e pyeti Biden edhe për akuzat e ngacmimit seksuale kundër Guvernatorit të Nju-Jorkut, Andrew Cuomo. “Unë e di që ju doni që procesi gjyqësor kundër Cuomo të vazhdojë. A duhet të japë dorëheqjen nëse shpallet fajtor në fund të hetimeve?” e pyeti prezantuesi i ABC-së. 

Biden u përgjigj duke thënë se ai duhet të japë dorëheqjen, sepse në fund ai do të gjykohet.



Lajme të ngjashme