Aliyev shkoi në qytetet Fuzuli dhe Hocavend të çliruara nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev shkoi në qytetet Fuzuli dhe Hocavend, të cilat u çliruan nga pushtimi armen.

1602091
Aliyev shkoi në qytetet Fuzuli dhe Hocavend të çliruara nga pushtimi armen

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev shkoi në qytetet Fuzuli dhe Hocavend, të cilat u çliruan nga pushtimi armen.

Në postimin e bërë nga bashkëshortja e tij, Mihriban Aliyeva në “Instagram” shihet se Presidenti Aliyev i zhvilloi këto vizita me automjetin që e përdorte vetë.

Ilham Aliyev, në video, duke treguar ndërtesat e shkatërruara përgjatë gjithë rrugës, tha se të gjitha fshatrat u shkatërruan nga forcat armene.

Duke bërë një pushim në një banesë, ai bëri të ditur se kanë filluar punimet për urbanizimin e rajoneve të çliruara nga pushtimi dhe kanë ndërtuar rrugë të reja.

Aliyev theksoi se gjatë periudhës së pushtimit, armiku tradhtar kërkoi të zhdukë trashëgiminë historike të Azerbajxhanit dhe shtoi: "Por ata nuk patën sukses. Ne jemi kthyer në këto toka. Ne jemi kthyer si heronj dhe njerëz fitimtarë dhe kemi dëbuar armikun nga toka jonë."

Në bisedën e zhvilluar gjatë udhëtimit me automobil, Aliyev tha se qarqet e huaja që mbështesin Armeninë, duhet të shohin mizorinë që ky vend ka bërë në territoret azerbajxhanase.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev përgjatë gjithë rrugës, duke ndaluar në fshatrat e Hocavendit, inspektoi këto vende.



Lajme të ngjashme