Blinken i zhgënjyer nga vendimi për lirimin e vrasësit të diplomatit turk

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar me një deklaratë me shkrim ndaj vendimit të gjykatës për të liruar Hamping Sasunyan, vrasësin e Konsullit të Përgjithshëm turk Kemal Arıkan, ku ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë.

1599934
Blinken i zhgënjyer nga vendimi për lirimin e vrasësit të diplomatit turk

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka reaguar me një deklaratë me shkrim ndaj vendimit të gjykatës për të liruar Hamping Sasunyan, vrasësin e Konsullit të Përgjithshëm turk Kemal Arıkan, ku ka shprehur zhgënjimin e tij të thellë.

"Departamenti i Shtetit është thellësisht i zhgënjyer nga vendimi i shtetit të Kalifornisë për të liruar me kusht Hampig Sasunyan, i cili u dënua për vrasjen e konsullit të përgjithshëm turk në Los Anxheles, Kemal Arıkan në 1982”,- shprehet Blinken.

Sekretari Blinken theksoi se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithmonë i japin përparësi sigurisë së diplomatëve në çdo pjesë të botës; mbrojnë mendimin që atentatet ndaj diplomatëve të ndëshkohen me dënimin maksimal dhe se janë kundër vendimeve të tilla të lirimit me kusht”. 

"Sulmimi ndaj një diplomati nuk është vetëm një krim të rëndë kundër një personi të caktuar, por nënkupton edhe një sulm ndaj diplomacisë”,- tha kreu i diplomacisë amerikane, i cili edhe një herë u përcolli ngushëllimet e tij të sinqerta të afërmve të Arıkan-it dhe kolegëve të tij në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë kishte deklaruar se e dënon me forcë vendimin e Gjykatës së Lartë Rajonale të Los Anxhelosit, që i hapi rrugën lirimit të vrasësit të konsullit të përgjithshëm turk.

Më 28 janar 1982, diplomati turk Kemal Arıkan, u martirizua pasi u qëllua për vdekje nga terroristët armenë Hampig Sasunyan dhe Krikor Saliba në qytetin e Los Anxhelosit.

Hampig Sasunyan [një armeno-amerikan i njohur edhe si Harry Sassounian] ishte kapur pas atentatit. Ai u gjykua dhe u dënua me burgim të përjetshëm pa lirim me kusht. Ndërsa atentatori tjetër që ishte arratisur, Krikor Saliba pretendohet se ka vdekur në të njëjtin vit gjatë luftës civile në Liban.  



Lajme të ngjashme