Turqi-Rusi-Katar fillojnë një proces konsultativ trepalësh për Sirinë

Në takimin trepalësh të Ministrave të Punëve të Jashtme të Turqisë, Rusisë dhe Katarit, mbajtur në Doha, është rënë dakord për të nisur një proces konsultativ me qëllim vendosjen e paqes së përhershme në Siri.

1599425
Turqi-Rusi-Katar fillojnë një proces konsultativ trepalësh për Sirinë
cavusoglu-al sani-lavrov.jpg

Pas takimit trepalësh Turqi-Rusi-Katar organizuar në Doha të Katarit, ministri i Punëve të Jashtme Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bëri një deklaratë për mediat, ku në lidhje me zhvillimet në Siri ai tha se bashkë me Rusinë dhe Katarin kishin nisur procesin trepalësh konsultativ për Sirinë.

Qëllimi ynë është të kontribuojmë në përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme në Siri dhe lidhur me këtë ne kemi realizuar takime produktive, ku kemi diskutuar edhe për gjendjen humanitare në Siri,-sqaroi kryediplomati turk.

Më shumë se 6,5 milionë sirianëjetojnë jashtë vendit të tyre dhe nga këta 3,4 milionë janë në Turqi,- tha Çavushollu dhe shtoi: “Turqia do të vazhdojë të mbrojë tërësinë territoriale të Sirisë, të mbrojë civilët dhe të luftojë me organizatat terroriste”.

Duke vënë në dukje se ka organizata terroriste që për një dekadë po abuzojnë me situatën në Siri, Mevlut Çavushollu tha se në takimin trepalësh ata kishin theksuar që të tre vendet (Turqi-Rusi-Katar) e mbështesin integritetin territorial të Sirisë.

Mbështetja jonë ndaj Sirisë unitare do të vazhdojë, tha ai dhe shtoi: “Ramë dakord që takimi i radhës të zhvillohet në Turqi. Qëllimi është vendosja e një paqeje të qëndrueshme në Siri”.

Kurse ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergey Lavrov tha nga ana e tij se “Turqia-Rusia dhe Katari kishin rënë dakord për të luftuar me nismat separatiste në Siri”.



Lajme të ngjashme