SHBA: Tensioni i reduktuar në Mesdheun lindor është 'pozitiv'

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se ShBA-ja mbështet angazhimin diplomatik të Turqisë me BE-në për të zgjidhur problemet në Mesdheun Lindor.

1599029
SHBA: Tensioni i reduktuar në Mesdheun lindor është 'pozitiv'

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken mori pjesë në një seancë të Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, ku iu përgjigj pyetjeve lidhur me situatën e fundit në Mesdheun Lindor.

Javët e fundit kemi zhvillime pozitive në Mesdheun Lindor,- u shpreh shefi i diplomacisë amerikane dhe e vijoi kështu dëshminë e tij par Komitetit të Punëve të Jashtme:

“Vihet re se me angazhimin më konstruktiv të Turqisë dhe me kalimin e saj në kontakt me BE-në dhe vendet e tjera kemi një ulje të tensionit në rajon. Ne e mbështesim këtë dhe do të vazhdojmë të përpiqemi t'i ndihmojmë gjërat që të përparojnë në këtë drejtim."

ShBA-të janë të kujdesshme në vendosjen e stabilitetit në Mesdheun Lindor dhe ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të të gjitha palëve. Mosmarrëveshjet që janë shfaqur në rajon duhet të zgjidhen me rrugë paqësore, diplomatike, e jo ushtarake dhe sigurisht jo përmes veprimeve provokuese”,- vlerësoi Sekretari i Shtetit Antony Blinken përpara Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.

 


Lajme të ngjashme