BE dhe SHBA dënuan sulmet e huthive ndaj Arabisë Saudite

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënuan sulmet e huthive të Jemenit ndaj disa objektivave në terroritoret e Arabisë Saudite.

1597792
BE dhe SHBA dënuan sulmet e huthive ndaj Arabisë Saudite

Bashkimi Evropian (BE) ka dënuar sulmet e huthive në Jemen ndaj Arabisë Saudite.

Zyra e Përfaqësuesit të Lartë të BE për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë Josep Borrell dënoi sulmet me raketa dhe dron kundër Arabisë Saudite, si dhe sulmet e koalicionit të udhëhequr nga Sauditët mbi kryeqytetin e Jemenit Sana.

Në deklaratë theksohet se sulmet ndaj civilëve janë të papranueshme dhe bëri thirrje për një armëpushim për palët në konflikt në Jemen.

Në deklaratë gjithashtu i bëhet thirrje komunitetit ndërkombëtar të mos pengojë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje politike për konfliktin në Jemen.

Ndërkaq zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki tha se janë të shqetësuar nga përshkallëzimi i sulmeve të huthive ndaj Arabisë Saudite.

"Këto sulme janë të papranueshme dhe të rrezikshme dhe rrezikojnë jetën e civilëve të pafajshëm dhe shtetasve të SHBA-së në rajon", tha ajo.

Edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes (Pentagon) John Kirby gjithashtu dënoi sulmet në fjalë.

"Ne jemi të shqetësuar për shpeshtësinë e sulmeve të huthive ndaj Arabisë Saudite. Kjo nuk është ajo që do të bënte një grup që është serioz për vendosjen e paqes" tha ai.

Huthitë e mbështetur nga Irani në Jemen thanë se ata kishin shënjestruar disa vende të ndjeshme në Arabinë Saudite me raketa balistike dhe dronë. Arabia Saudite raportoi sulme ndaj porti Ras Tanura dhe objektet e kompanisë “Saudi Aramco”, një nga portet më të mëdha në botë, për sa i përket dërgesave të naftës.

 


Lajme të ngjashme