Vizita e Papës në Irak vazhdon me kontaktet në veri

Lideri fetar i katolikëve, Papa Françesku është takuar në Erbil me kreun e Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani.

1596627
Vizita e Papës në Irak vazhdon me kontaktet në veri

Avioni i Papës zbriti në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit.

Për ta pritur Papën kishin dalë në aeroport kreu i Qeverisjes Rajonale Kurde të Irakut, Nechirvan Barzani, Kryeministri Mesrur Barzani dhe zyrtarë të tjerë fetarë dhe qeveritarë të rajonit.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Erbilit Papa zhvilloi një takim me Barzanin në sallën e pritjeve për zyrtarët specialë.

Barzani tha në takim se ata janë të nderuar që e kanë pritur Papën në Erbil.

"Ne kemi besim të plotë për lirinë e fesë dhe besimit. Toleranca, bashkëjetesa dhe pranimi i njëri-tjetrit me përkatësi të ndryshme fetare janë një pjesë e kulturës sonë. Ne po përpiqemi me të gjithë fuqinë tonë që ta ruajmë dhe ta mbrojmë këtë kulturë. Jemi gjithmonë pro dialogut dhe paqes", tha Barzani.

Pas takimit me Barzanin në aeroport, Papa u nis me helikopter për në Mosul.

Papa në Mosul do të vizitojë rajonin Karakush që banohet kryesisht nga të krishterët dhe këtu do të mbajë një fjalim.

Pas Mosulit Papa do të kthehet në Erbil dhe do të zhvillojë një meshë në stadiumin "Franso Hariri".

Në orët e mbrëmjes Papa do të kthehet në Bagdad dhe pas një nate qëndrimi këtu do të niset për në Romë me një ceremoni lamtumire që do të zhvillohet në aeroport.

 


Lajme të ngjashme