ShBA – Grupet pro dhe kundër Trump përleshen sërish në Nju-Jork

Të paktën 3 persona janë vënë në pranga në përleshjet mes grupit mbështetës të ish-presidentit Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit "racist" të varur në njësinë e zjarrfikëses.

1596589
ShBA – Grupet pro dhe kundër Trump përleshen sërish në Nju-Jork

Në përleshjet trup më trup që ndodhën në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) mes grupit mbështetës të ish-presidentit Donald Trump dhe grupit kundërshtar që kërkon heqjen e flamurit "racist" të varur në njësinë e zjarrfikëses janë arrestuar të paktën 3 persona.

Anëtarët e grupit "Black Lives Matter" [Jeta e njerëzve me ngjyrë vlen] zhvilluan një protestë në Nju-Jork për heqjen e flamurit të varur në Departamentin e Zjarrfikëses Long Island, pasi siç thuhet flamuri përmban simbole "raciste".

Kur mbështetësit e Trumpit kërkuan të zhvillojnë antiprotestë, mes dy grupeve nisi një grindje me fjalë e cila më vonë u shndërrua në një përleshje trup më trup.

Theksohet se pas ndërhyrjes së policisë në ngjarje u arrestuan të paktën 3 protestues.

Në sheshin "Times" të Nju-Jorkut përleshje mes mbështetësve të Trumpit dhe grupeve kundërshtare pati edhe të shtunën.



Lajme të ngjashme