Siri – Të paktën 3 të vdekur e 28 të plagosur nga sulmet raketore në Jarablus dhe Al-Bab

Të paktën 3 civilë u vranë dhe 28 të tjerë u plagosën pasi raketat balistike shënjuan dy zona të ndara të Halepit, provincë në veri të Sirisë.

1596252
Siri – Të paktën 3 të vdekur e 28 të plagosur nga sulmet raketore në Jarablus dhe Al-Bab

Sipas raportimeve nga tereni, raketat balistike patën në shënjestër rajonet Tarhin të qarkut Al-Bab dhe Al-Hamran të qarkut Jarablus, në kufi me Turqinë.

Bëhet e ditur se në rajonet ku ndodhën sulmet,ka pajisje për rafinimin e naftës të operuara me metoda primitive. Shpërthime të fuqishme ndodhën gjithashtu pasi shumë cisterna në zonë morën flakë.

Të plagosurit u dërguan në objektet e afërta të kujdesit shëndetësor, ndërsa disa ekipe zjarrfikëse shkuan në zonën e sulmeve.

Gjithashtu ekziston shqetësimi se mund të rritet numri i viktimave.

Në një sulm të ngjashëm me raketa balistike në rajonin Tarhin më 9 shkurt, 2 civilë u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Më 24 gusht 2016, Turqia filloi Operacionin “Mburoja e Eufratit” në veri të Sirisë për të eliminuar organizatën terroriste DAESH dhe terroristët e tjerë që ushtrojnë aktivitetet e tyre kriminale e separatiste në këtë rajon, si dhe për të ndihmuar kthimin e sigurt e vullnetar të sirianëve në shtëpitë e tyre.

Operacioni zgjati 216 ditë dhe përfundoi më 29 mars 2017 duke rezultuar me vrasjen e më shumë se 2.600 terroristëve të DEASH-it dhe neutralizimin e 413 terroristëve të tjerë. Gjatë operacionit, qytetet Jarablus, Al-Rai, Dabiq, Qabasin dhe Al-Bab u çliruan tërësisht nga pushtimi i terroristëve.



Lajme të ngjashme