Pakistan – Kryeministri Imran Khan fiton votëbesimin në Parlament

Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, fitoi të shtunën votëbesimin në dhomën e ulët të Parlamentit.

1596288
Pakistan – Kryeministri Imran Khan fiton votëbesimin në Parlament

Imran Khan fitoi 178 vota në Asamblenë Kombëtare me 341 vende, 6 më shumë sesa 172 votat që i duheshin për të mbijetuar.

Duke njoftuar rezultatet, Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Asad Qaiser, tha se Kryeministri Khan ka siguruar 178 vota, më shumë sesa ato të grumbulluara në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018.

“178 vota të regjistruara në favor të rezolutës dhe Imran Khan, kryeministër i Pakistanit, ka marrë votën e besimit”, deklaroi Qaiser.

Të mërkurën, Khan njoftoi se do të kërkonte një votëbesim nga Parlamenti pas i forca politike e tij humbi papritur një vend nga kryeqyteti Islamabad në Senat, dhoma e sipërme e Parlamentit të Pakistanit.

Ulësen e humbur në Senat nga forca politike e Kryeministri Khan e fitoi në një përmbysje të sikletshme ish-Kryeministri Yousaf Raza Gilani, kandidat i përbashkët i aleancës opozitare.

Kandidati i partisë në pushtet, Hafeez Shaikh, i cili mban postin e ministrit të Financave, humbi pavarësisht se kishte shumicën në Asamblenë Kombëtare, gjë që tregon se ndihmësit e kryeministrit votuan për kandidatin e opozitës.

Anëtarët e Asamblesë Kombëtare zgjedhin senatorë nga Islamabadi për një periudhë 6-vjeçare në një votim të fshehtë.

Lëvizja Demokratike e Pakistanit (PDM), një aleancë opozitare me 11 parti, bojkotoi votimin.

Më vonë, duke iu drejtuar Asamblesë Kombëtare, Kryeministri Khan falënderoi anëtarët e partisë dhe aleatët e tij për votimin, ndërsa akuzoi opozitën për “blerjen” të ulëseve të Senatit.

“Opozita u përpoq të më bëjë shantazh për të marrë koncesion në çështjet e tyre të korrupsionit, por unë kurrë nuk do të vihem nën ndonjë presion”, u shpreh Khan.

Një numër udhëheqësish kryesorë të opozitës janë burgosur ose përfshirë në raste të gjata korrupsioni si pjesë e premtimit zgjedhor të Kryeministrit Khan për “kthimin e parave të plaçkitura në vend”.

Ai i kërkoi komisionit zgjedhor të hetojë shkëmbimin e paligjshëm të parave në zgjedhjet e fundit të Senatit.

“Periudha e fundit prej dy vite e gjysmë ishin lufta më e vështirë në jetën time, pasi ata (ish-pushtetarët) shkatërruan institucionet kryesore në vend”, deklaroi Khan mes të tjerash.



Lajme të ngjashme