NATO: Krahët e Evropës mbrohen nga shtetet joanëtare të BE-së, mes tyre edhe Turqia

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, deklaroi të shtunën se krahët e Evropës mbrohen nga shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian: Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar në veri dhe Turqia në jug.

1596356
NATO: Krahët e Evropës mbrohen nga shtetet joanëtare të BE-së, mes tyre edhe Turqia

Ky vlerësim i kreut të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut erdhi gjatë një interviste me korrespondentin e agjencisë franceze të lajmeve “AFP” në Bruksel, ku ai theksoi se mbrojtja e Evropës varet nga lidhjet e ngushta transatlantike dhe jo nga kërkimi i “autonomisë strategjike” të kontinentit, gjë që BE-ja kërkon të sjellë prej një farë kohe.

“Unë nuk i besoj Evropës vetëm. Unë nuk i besoj Amerikës së Veriut vetëm. Unë i besoj Amerikës së Veriut dhe Evropës së bashku në solidaritet strategjik në NATO. Sepse nuk besoj që ndonjë vend ose ndonjë kontinent i vetëm mund të menaxhojë sfidat e sigurisë me të cilat përballemi sot”, tha Stoltenberg.

Vërejtjet e tij erdhën ndërsa Komisioni Evropian po mendon për një rol më “gjeopolitik”, me politikën e jashtme dhe industrinë e mbrojtjes vetjake.

“Më shumë se 90% e banorëve të BE-së jetojnë në një shtet anëtar të NATO-s. Por vetëm 20% e shpenzimeve të mbrojtjes së NATO-s vijnë nga anëtarët evropian të NATO-s”, potencoi ai.

“Por më e rëndësishmja është se kjo ka të bëjë me politikën, pasi çdo përpjekje për të dobësuar lidhjen, për të ndarë Evropën dhe Amerikën e Veriut, jo vetëm që do të dobësojë NATO-n, por do të ndajë vetë Evropën”, shtoi Stoltenberg.

Shefi i aleancës ushtarake në botë tha gjithashtu se mbështet përpjekjet e BE-së për mbrojtjen, sepse më shumë shpenzime të mbrojtjes, aftësi të reja ushtarake dhe trajtimi i fragmentimit të industrisë evropiane të mbrojtjes do të jetë në të mirën e sigurisë evropiane, sigurinë transatlantike dhe të gjithëve.

Pra – vijoi ai – ne i mirëpresim të gjitha këto përpjekje për sa kohë që ato plotësojnë NATO-n, por BE-ja vetëm nuk mund ta mbrojë Evropën.

“Krahët e Evropës mbrohen nga shtetet joanëtare të Bashkimit Evropian, siç janë SHBA-ja, Kanadaja dhe Britania në veri e Turqia në jug. Në juglindje, Turqia joanëtare e BE-së pozicionohet në kufijtë me Sirinë dhe Irakun. Turqia është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën kundër DAESH-it dhe terrorizmit ndërkombëtar”, saktësoi kreu i NATO-s.

Turqia e ka vazhduar luftën e saj kundër organizatës terroriste DAESH edhe përgjatë vitit 2020. Forcat turke të sigurisë e mbajtën nën presion këtë organizatë terroriste me operacionet në vend dhe jashtë tij. Sipas të dhënave të Agjencisë Anadolli (AA), autoritetet turke kanë arrestuar 2.343 të dyshuar, përfshi këtu edhe të ashtuquajturit anëtarë kyç të kësaj organizate terroriste, duke sekuestruar sasi të mëdha dokumentesh, armësh e municionesh.



Lajme të ngjashme