Siri – Mbi 280 mijë civilë kthehen në shtëpitë e tyre në Idlib gjatë një viti

Në Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë, 282.544 civilë u kthyen në shtëpitë e tyre gjatë një viti që kur armëpushimi midis Turqisë dhe Rusisë u nënshkrua në 5 mars 2020 dhe hyri në fuqi një ditë më vonë.

1595756
Siri – Mbi 280 mijë civilë kthehen në shtëpitë e tyre në Idlib gjatë një viti

Zonën e Çtensionimit në Idlib të Sirisë, 282.544 civilë u kthyen në shtëpitë e tyre gjatë një viti që kur armëpushimi midis Turqisë dhe Rusisë u nënshkrua në 5 mars 2020 dhe hyri në fuqi një ditë më vonë.

Muhamed Hallaxh, drejtori i Koordinatorit të Ndërhyrjes Siriane, i cili studion të dhënat e migracionit në Siri, u prononcua në lidhje me çështjen.

“Me ndërprerjen e operacioneve ushtarake të regjimit të Bashar Al-Assad dhe mbështetësve të tij pas armëpushimit, civilët u kthyen në zonat ku jetonin”, tha Hallaxh.

"Që nga vendosja e armëpushimit gjatë një viti në vendbanimet në idlib dhe zonat rurale të Halepit janë kthyer 282 mijë e 544 civilë, përfshirë rreth 56.308 familje" tha ai.

Hallaxh vuri në dukje se ata që kthehen në shtëpi ende kanë shumë nevojë për ndihmën e organizatave joqeveritare dhe paralajmëroi që civilët duhet t'u kushtojnë vëmendje mbetjeve të bombave të pashpërthyera në vendet ku kthehen.

Ai vuri në dukje se më shumë civilë pritet të kthehen në shtëpi nëse armëpushimi vazhdon dhe theksoi se nuk është e mundur që civilët shtëpitë e të cilëve ndodhen në zonat e mbajtura nga regjimi i Assadit.



Lajme të ngjashme