Papa Françesku viziton Irakun, një risi historike

Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku shkoi në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

1595893
Papa Françesku viziton Irakun, një risi historike

Lideri shpirtëror i botës katolike, Papa Françesku shkoi në Bagdad, kryeqytetin e Irakut.

Papa Françesku u prit me ceremoni në aeroport nga Kryeministri irakian, Mustafa al-Kadhimi.

Papa, me Kadhimin u takuan në sallën ku u prit nga autoritetet speciale.

Pas takimit me Kadhimin, Para Françesku do të kalojë në Pallatin Presidencial në Zonën e Gjelbër. Papa do të pritet me ceremoni zyrtare nga ana e Presidentit, Berhem Salih. Më pas ata do të zhvillojnë një takim dypalësh.

Papa Françesku në Bagdad do të takohet edhe me përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe me diplomatët.

Për shkak të epidemisë së koronavirusit, në vitin 2020 Papa i kishte anuluar vizitat jashtë shtetit. Kjo vizitë jashtë shtetit e zhvilluar për herë të parë pas rreth 16 muajsh dhe Papa Françesku është Papa i parë në histori që zhvillon një vizitë në Irak.   

Vizita e Papa Françeskut pritet të përfundojë më 8 mars.



Lajme të ngjashme