Izraeli azhurnon planet për të goditur objektet bërthamore të Iranit

Ushtria izraelite ka azhurnuar planet e saj për të goditur objektet bërthamore të Iranit.

1596016
Izraeli azhurnon planet për të goditur objektet bërthamore të Iranit

Ushtria izraelite ka azhurnuar planet e saj për të goditur objektet bërthamore të Iranit.

Në një intervistë për mediat, ministri izraelit i Mbrojtjes Benny Gantz bëri deklarata në lidhje me aktivitetet bërthamore të Iranit dhe Hezbollahun e Libanit.

“Planet ushtarake për të goditur objektet bërthamore të Iranit nuk do të finalizohen deri para sulmit”, tha Gantz, ndërsa shtoi se "Deri atëherë, ne do të vazhdojmë t'i ndërtojmë ato (plane), t'i zhvillojmë, t'i rrisim në nivelin më të lartë të mundshëm profesional."

Duke vënë në dukje se do të ishte më mirë që bota të ndalonte Iranin, Gantz tha se përndryshe Izraeli duhet të veprojë i pavarur dhe të mbrojë veten.

Gantz bëri të ditur se Hezbollahu ka qindra mijëra raketa, ndërsa mediave u tregoi një hartë të shënjestrave të kësaj organizate.

Shefi i Shtabit të Ushtrisë së Izraelit Aviv Kochavi më 27 janar ka njoftuar se ai kishte urdhëruar ushtrinë të përgatiste plane të reja operative për të frenuar programin bërthamor të Iranit.

 


Lajme të ngjashme