Aktet okupatore të Izraelit dhe roli i OJQ-ve çifute

Palestinezët thonë se këto janë "pjesë e politikave të Izraelit për të frikësuar dhe judaizuar Jerusalemin Lindor".

1595942
Aktet okupatore të Izraelit dhe roli i OJQ-ve çifute
kudüs yerleşim yehudi.jpg
israil yerleşim.jpg
yehudi yerleşim yerleri.jpg

Presioni i Izraelit mbi palestinezët që jetojnë në Jerusalemin Lindor të pushtuar nga Izraeli vazhdon të ndjehet gjithnjë e më shumë.

Izraeli prishi edhe dy shtëpi të tjera palestineze, me arsyetimin se ato ishin "të palicencuara".

Palestinezët thonë se këto shkatërrime janë "pjesë e politikave të Izraelit për të frikësuar dhe judaizuar qytetin".

Veprimet pushtuese të Izraelit në Palestinë vazhdojnë të shtohen dita ditës.

Vetëm në vitin 2021 janë prishur nga Izraeli 245 ndërtime të palestinezëve, ndërsa 400 palestinezë janë dëbuar nga vendbanimet e tyre.

Në shumicën e rasteve këto veprime okupuese bëhen kryesisht përmes organizatave joqeveritare të krijuara nga kolonët hebrenj izraelitë.

Në fund të padive të ngritura në gjykatat izraelite kundër palestinezëve nga këto OJQ me emrat “Ataret Kohanim”, “Nahalat Shimon” dhe “Fondi i Tokës Izraelite” dalin vendime ose për evakuimin, ose për prishjen e shtëpive në pronësi të palestinezëve.

Këto grupe, të mbështetura nga financues amerikanë, po punojnë për të judaizuar Jerusalemin Lindor duke vendosur kolonët hebrenj në shtëpitë dhe tokat e boshatisura nga palestinezët.

Së fundmi, në nëntor 2020, gjykata izraelite vendosi të evakuojë shtëpitë e 87 palestinezëve që jetojnë në lagjen Silvan të Jerusalemit Lindor, në padinë e ngritur nga OJQ-ja “Ataret Kohanim”.

Në mënyrë të ngjashme, me vendimin e Izraelit për të boshatisur shtëpitë e tyre janë përballur edhe 36 familje që jetojnë në lagjen Sheikh Xherrah të Jerusalemit.

Në 2008 grupet e kolonëve hebrenj ngritën një padi në gjykatën izraelite me pretendimin se shtëpitë e banuara nga palestinezët ishin pronë e tyre.

Palestinezët që jetojnë këtu u internuan në Jerusalem pas krijimit të Izraelit mbi territoret palestineze në 1948.

Ata i kishin ndërtuar shtëpitë e tyre këtu në vitin 1956 sipas një marrëveshjeje të arritur mes Qeverisë së Jordanisë dhe OKB-së para pushtimit të Jerusalemit Lindor nga Izraeli në 1967. 

Pavarësisht kësaj, gjykata izraelite vendosi që këto toka, ku gjendeshin shtëpitë (e palestinezëve) u përkisnin organizatave të kolonëve hebrenj.

10 vjet më parë, Izraeli internoi përsëri disa familje palestineze që jetonin në të njëjtën lagje dhe në këto shtëpi vendosi kolonët izraelitë.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara (OKB), Izraeli ka shkatërruar më shumë se 7 mijë shtëpi në Palestinë këto 10 vitet e fundit, duke lënë pa strehë më shumë se 10 mijë palestinezë.

 


Lajme të ngjashme