Stoltenberg i propozon BE-së "solidaritet strategjik" në vend të "autonomisë strategjike"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli për marrëdhëniet e jashtme të përbashkëta dhe politikën e sigurisë në një aktivitet ndërparlamentar të organizuar nga Portugalia, kryesuesja e radhës e BE-s.

1594747
Stoltenberg i propozon BE-së "solidaritet strategjik" në vend të "autonomisë strategjike"

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg i propozoi Bashkimit Evropian (BE) "solidaritet strategjik" në vend të "autonomisë strategjike", për mbrojtjen e tij me të cilën dëshiron të zvogëlojë varësinë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg foli për marrëdhëniet e jashtme të përbashkëta dhe politikën e sigurisë dhe iu përgjigj pyetjeve të parlamentarëve në një aktivitet ndërparlamentar të organizuar nga Portugalia, kryesuesja e radhës e BE-së.

Duke theksuar se NATO dhe BE-ja përballen me kërcënime të tilla si terrorizmi, sulmet kibernetike dhe ngritja e Rusisë dhe Kinës, Stoltenberg tha se lidhjet midis Evropës dhe Amerikës së Veriut duhet të forcohen.

Stoltenberg tha se dobësimi i lidhjes transatlantike jo vetëm që do të dobësonte NATO-n, por gjithashtu do të ndante Evropën.

Duke përmendur luftën kundër terrorizmit si një shembull, Stoltenberg tha se as Evropa dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund të përballen vetëm me një sfidë të tillë.

Ai gjithashtu vuri në dukje rëndësinë e lidhjeve transatlantike përballë rritjes së Kinës.

"Kina së shpejti do të jetë ekonomia më e madhe në botë. Bëhet fjalë për buxhetin më të madh të mbrojtjes dhe të teknologjive kryesore. Vetëm Evropa dhe Amerika nuk mund t’i bëjnë ballë kësaj. Vetëm Kina është e mjaftueshme për ta bërë NATO-n më të rëndësishme. Sepse kur përballeni me sfida globale, madhësia është e rëndësishme kur bëhet fjalë për ndryshimin e ekuilibrit të fuqisë dhe sigurisë. Duke marrë parasysh të gjitha sfidat tjera, ne duhet të qëndrojmë krah për krah", deklaroi Stoltenberg.



Lajme të ngjashme