SHBA-ja kundërshton vendimin e GJNP-së për hetimin e krimeve në territoret e pushtuara palestineze

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, shprehu kundërshtimin e vendit të tij lidhur me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) për hetimin e krimeve të kryera në territoret e pushtuara palestineze.

1595070
SHBA-ja kundërshton vendimin e GJNP-së për hetimin e krimeve në territoret e pushtuara palestineze
Antony Blinken.jpg

Blinken bëri një deklaratë me shkrim lidhur me hetimin e hapur të shpallur ditën e mërkurë nga GJNP-ja duke njoftuar se Uashingtoni nuk e pranon këtë vendim.

"SHBA-ja është kategorikisht kundër këtij vendimi dhe thellësisht e zhgënjyer nga ky vendim. GJNP-ja nuk ka asnjë kompetencë gjykimi mbi këtë çështje. Izraeli nuk është palë e GJNP-së dhe nuk jep pëlqimin e tij për kompetencën gjyqësore të Gjykatës", tha Blinken.

Duke mbrojtur idenë e tij se Palestina nuk ka atributet për të qenë një shtet sovran dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë anëtarësimi në GJNP, Blinken vuri në pah se vendimi i Gjykatës është i papranueshëm.

Prokurorja e Përgjithshme, Fatou Bensouda, bëri me dije të mërkurën fillimin e një hetimi lidhur me krimet e luftës, të cilat pretendohet të jenë kryer në Jerusalemin Lindor nën pushtim, në Bregun Perëndimor dhe në Rripin e Gazës nën bllokadë.

Hetimi për Palestinën

Më datë 16 janar 2015, GJNP-ja njoftoi se vendimin e saj për të hapur një hetim paraprak lidhur me krimet e luftës të kryera nga Izraeli.

Kryeprokurorja Bensouda deklaroi se hetimi paraprak në fjalë është hapur pasi Palestina nënshkroi më 2 janar 2015 Traktatin e Romës, i cili është burim i themelimit të Gjykatës, dhe mbi bazën e deklaratës që zyrtarët palestinezë i dorëzuan GJNP-së më 1 janar 2015, se pranojnë autoritetin e Gjykatës lidhur me krimet e kryera në territoret palestineze që nga 13 qershori 2014.

Bensouda tha se Izraeli nuk është anëtar i GJNP-së dhe ka kërkuar nga gjyqtarët që të përcaktojnë përfshirjen gjeografike të hetimit në mënyrë që të hapej një hetim.

Zyra e Shkallës së Parë të GJNP-së vendosi më datë 5 shkurt 2021 jo vetëm që Gjykata ka juridiksion për të hetuar krimet e kryera në Gazë, Bregun Perëndimor, Jerusalemin Lindor dhe në territoret e tjera palestineze, por edhe që Palestina është një shtet palë e Gjykatës. / AA



Lajme të ngjashme