Blinken: SHBA-të nuk do të ndërhyjnë më ushtarakisht në vendet e tjera në emër të demokracisë

Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vendi i tij nuk do të ndërhyjë më ushtarakisht në vendet e tjera në emër të demokracisë ose të përpiqet të zëvendësojë regjimet autoritare me forcë ushtarake.

1594939
Blinken: SHBA-të nuk do të ndërhyjnë më ushtarakisht në vendet e tjera në emër të demokracisë

Duke folur për përparësitë e tij të politikës së jashtme të SHBA-së, Sekretari i Shtetit Antony Blinken tha se vendi i tij nuk do të ndërhyjë më ushtarakisht në vendet e tjera në emër të demokracisë ose të përpiqet të zëvendësojë regjimet autoritare me forcë ushtarake.

Në fjalën e mbajtur në Departamentin e Shtetit, Sekretari Blinken  shpalosi përparësitë e politikës së jashtme të administratës së Presidentit të SHBA-së Joe Biden.

Blinken deklaroi se një nga këto përparësi është luftimi i epidemisë së llojit të koronavirusit (COVID-19) dhe siguria globale e shëndetit, ndërsa shtoi se përmbysja e recesionit ekonomik global dhe lartësimi i demokracisë janë gjithashtu ndër përparësitë e rëndësishme.

Duke vënë në dukje se do të nxisin demokracinë në aspektin global, Sekretari Blinken tha: "Por, ne nuk do të përpiqemi të lartësojmë demokracinë përmes ndërhyrjeve të shtrenjta ushtarake ose përpjekjeve për të përmbysur regjimet autoritare me forcë. Ne i përdorëm këto taktika në të kaluarën. Por, pavarësisht qëllimeve të mira, ato nuk patën sukses. Ato i dhanë lartësimit të demokracisë një reputacion të keq dhe minuan besimin te populli amerikan. Ne do t'i bëjmë gjërat ndryshe."

“Biden do t'i japë përparësi diplomacisë mbi forcën ushtarake”, tha Sekretari amerikan, duke shtuar se vendi i tij ka marrë mësime të rënda nga luftërat dhe se populli amerikan është lodhur nga ndërhyrjet e zgjatura të SHBA-së.

Blinken vuri në dukje se ata kanë parë që forca ushtarake luan një rol të kufizuar në ndërtimin e paqes së qëndrueshme, veçanërisht pas ndërhyrjeve në Afganistan dhe Lindjen e Mesme.

"Kur duhet të përdorim forcë ushtarake në të ardhmen, ne do ta bëjmë këtë vetëm me pëlqimin e popullit amerikan, në përputhje me vlerat, ligjet tona dhe nëse objektivat, misionet tona janë të qarta dhe të arritshme. Këtë do ta bëjmë atë së bashku me diplomacinë", vlerësoi Blinken.

Shefi i diplomacisë amerikane, i cili gjithashtu konsideron ndër përparësi luftën e SHBA-së kundër Kinës, marrëdhëniet e Kinës me Shtetet e Bashkuara i përshkroi si "prova më e madhe gjeopolitike e shekullit 21-të".

Blinken tha se ShBA-të përballen me shumë sfida në të gjithë botën, nga Rusia në Iran nga Minamari në Etiopi, ndërsa shtoi se “Sprova e Kinës është shumë më ndryshe nga të tjerat”.

“Marrëdhëniet e SHBA-së me Kinën do të jenë konkurruese kur është e nevojshme, të bazuar në bashkëpunim kur është e nevojshme dhe mbi armiqësi kur është e nevojshme”, tha Blinken.

"Kina është i vetmi vend që mund të sfidojë seriozisht sistemin e qëndrueshëm dhe të hapur ndërkombëtar dhe rregullat, vlerat dhe marrëdhëniet që e bëjnë botën ashtu si dëshirojmë të jetë në formën ekonomike, diplomatike, ushtarake dhe teknologjike", tha ai.

Blinken vuri në dukje se luftimi i ndryshimit të klimës dhe teknologjitë pioniere në zhvillim janë gjithashtu një përparësi kryesore e politikës së jashtme të SHBA-së.

 


Lajme të ngjashme