Rusi – Maria Zakharova: Sanksioneve amerikane do t'u përgjigjemi sipas parimit të reciprocitetit

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se sanksioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër vendit të saj për helmimin dhe arrestimin e opozitarit Alexey Navalny do t'u përgjigjen sipas parimit të reciprocitetit.

1594175
Rusi – Maria Zakharova: Sanksioneve amerikane do t'u përgjigjemi sipas parimit të reciprocitetit

Përmes një njoftimi me shkrim, Zakharova theksoi se administrata amerikane, me anë të vendimeve për sanksione, filloi një “sulm armiqësor antirus për të ndëshkuar Moskën duke bërë duet me Bashkimin Evropian”.

Ajo argumentoi se Shtëpia e Bardhë po përpiqet të zhvillojë imazhin e një armiku të jashtëm dhe nuk interesohet për problemet e brendshme të SHBA-së.

Zakharova e cilësoi si “absurd” pretendimin se Alexey Navalny u helmua me të ashtuquajturit agjentë kimikë ushtarakë, akuzë kjo që është paraqitur si justifikim për sanksionet.

“E gjithë kjo është një justifikim për vazhdimin e ndërhyrjes së hapur në punët tona të brendshme. Ne s'kemi ndërmend ta durojmë atë, prandaj do të reagojmë sipas parimit të reciprocitetit”, shtoi zëdhënësja e MPJ ruse.

Sipas saj, llogaritë e bëra me synimin për t'i imponuar Rusisë diçka përmes sanksioneve ose presioneve të tjera kanë dështuar në të kaluarën dhe do të vazhdojnë të dështojnë tani e në të ardhmen.

“Çfarëdo qofshin sanksionet amerikane, ne do të vijojmë të mbrojmë interesat tona kombëtare në mënyrë të qëndrueshme dhe të vendosur duke iu kundërvënë çdo agresioni. Ne u bëjmë thirrje homologëve tanë (amerikanë) që të mos luajnë me zjarrin”, vlerësoi Maria Zakharova.

Rikujtojmë se SHBA-ja vendosi të aplikojë sanksione kundër 7 zyrtarëve dhe 14 organizatave të Rusisë për helmimin dhe arrestimin e opozitarit Alexey Navalny.



Lajme të ngjashme