Ruhani: Për marrëveshjen bërthamore mund të arrihet rezultat me një vullnet serioz

Presidenti iranian, Hasan Ruhani tha se nëse ka një vullnet serioz mbi marrëveshjen bërthamore, brenda kësaj jave mund të arrihet në rezultat.

1594292
Ruhani: Për marrëveshjen bërthamore mund të arrihet rezultat me një vullnet serioz

Presidenti iranian, Hasan Ruhani tha se nëse ka një vullnet serioz mbi marrëveshjen bërthamore, brenda kësaj jave mund të arrihet në rezultat.

Në deklaratën e bërë pas takimit të Këshillit të Ministrave, të mbajtur në kryeqytetin Teheran, Ruhani bëri vlerësime në lidhje me sanksionet e SHBA-së kundër Iranit dhe marrëveshjen bërthamore.

Duke argumentuar se Izraeli kishte keqinformuar dhe mashtruar ish-Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, Ruhani deklaroi se administrata e Joe Biden duhet të kompensojë atë që bëri qeveria e mëparshme.

"Në SHBA, me qeverinë e re, ka ndryshuar pak mënyra e qëndrimit. Ata pranuan se ajo që bëri qeveria e mëparshme ishte e gabuar. Në praktikë ata ndërmorën disa hapa dhe tërhoqën propozimin e administratës së mëparshme në Kombet e Bashkuara. Sidoqoftë, çështja jonë kryesore është heqja e sanksioneve dhe ne nuk kemi parë asnjë hap serioz të ndërmarrë nga Amerika në këtë drejtim", u shpreh Ruhani.

Duke deklaruar se heqja e sanksioneve dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes bërthamore është edhe e lehtë, edhe shumë e vështirë, Rouhani tha: "Nëse ka një vullnet serioz të 7 vendeve, veçanërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, nëse këto vende përmbushin të gjitha zotimet e tyre dhe Amerika heq sanksionet, Irani do të zbatojë gjithashtu angazhimet e tij. Kjo është një punë shumë e lehtë dhe mund të bëhet në një ditë ose dy. Nëse ka një vullnet serioz, rezultatet do të merren brenda kësaj jave."



Lajme të ngjashme