Pentagoni do të luftojë ekstremizmin në ushtri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se anëtarët e grupeve ekstremiste paraqesin një kërcënim për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

1594306
Pentagoni do të luftojë ekstremizmin në ushtri

Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) njoftoi se anëtarët e grupeve ekstremiste paraqesin një kërcënim për ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Raporti i Pentagonit, i përgatitur me kërkesë të Kongresit dhe publikuar të martën, vuri në dukje se "grupet e bardha nacionaliste kanë potencialin e përdorimit të dhunës" dhe kërcënojnë disiplinën dhe rregullin e ushtrisë amerikane.

Megjithëse ekzistenca e grupeve ekstremiste brenda ushtrisë është një fakt i njohur prej kohësh, pjesëmarrja e një numri të madh të veteranëve dhe ushtarëve në shërbim në bastisjen e Kongresit më 6 janar përshpejtoi hapat drejt eliminimit të kërcënimit të mundshëm që do të vinte nga proekstremistët në ushtri.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin menjëherë pas marrjes së detyrës nisi punën për të hetuar dimensionet e çështjes dhe për të eliminuar kërcënimin.

Në konferencën e tij të parë për shtyp si Sekretar i Mbrojtjes, Austin deklaroi se ekstremizmi përbën një kërcënim për lidhjet e besimit midis pjesëtarëve të ushtrisë.

Duke deklaruar se numri aktual i ekstremistëve në ushtri është i panjohur, por numri do të jetë pak më i lartë se sa ai që mendohet, Austin theksoi se edhe një numër i vogël i tyre mund të ketë ndikime shumë të mëdha.



Lajme të ngjashme