Shpëtohen 279 prej vajzave të rrëmbyera nga një gjimnaz në Nigeri

Bëhet e ditur se janë shpëtuar 279 prej vajzave të rrëmbyera nga persona të armatosur nga një konvikt në Zamfara të Nigerisë më 26 shkurt.

1593428

Guvernatori i Zamfara, Bello Muhammed Matawalle tha në një deklaratë për shtyp se 279 nga nxënëset e rrëmbyera nga një gjimnaz vajzash në rajonin Jangebe u shpëtuan dhe nxënëset ishin në gjendje të mirë shëndetësore.

Ai nuk dha informacion se si u shpëtuan nxënëset.

Mësohet se vazhdojnë punimet për të shpëtuar 31 vajzat e mbetura.

Më 26 shkurt, persona të armatosur kishin sulmuar një konvikt gjimnazi vajzash në rajonin Jangebe dhe kishin rrëmbyer 317 vajza.

Pas sulmit, 7 nxënëse shpëtuan duke u arratisur nga duart e personave të armatosur.

Guvernatori i Zamfara, Bello Muhammed Matawalle kishte bërë të ditur se qeveria nuk do të paguante shpërblimin për lirimin e vajzave të rrëmbyera.  

Lajme të ngjashme