Blinken, thirrje huthive të ndalojnë sulmet ndërkufitare dhe sulmet ushtarake që zgjasin luftën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje huthive të mbështetur nga Irani që t’iu japin fund sulmeve me raketa ndaj Arabisë Saudite dhe sulmeve brenda Jemenit.

1593273
Blinken, thirrje huthive të ndalojnë sulmet ndërkufitare dhe sulmet ushtarake që zgjasin luftën

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje huthive të mbështetur nga Irani që t’iu japin fund sulmeve me raketa ndaj Arabisë Saudite dhe sulmeve brenda Jemenit.  

Blinken mbajti një fjalim në “Takimin Ndërkombëtar të Ndihmës Humanitare për Jemenin” të zhvilluar në ambient virtual.

Duke deklaruar se qeveria e Arabisë Saudite dhe Jemenit janë të gatshme dhe të vendosura për armëpushimin dhe për t'i dhënë fund luftës, Blinken tha: “Ne u bëjmë thirrje huthive të ndalojnë sulmet e tyre ndërkufitare dhe sulmet ushtarake që zgjasin luftën. Ne mbështesim procesin e ndërmjetësuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe përpjekjet e të Përfaqësuesit Special të OKB në Jemen, Martin Griffiths për të vendosur një armëpushim, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për të rifilluar bisedimet e paqes në këtë vend”.

Blinken deklaroi se të gjitha palët duhet të ndalojnë sulmet ndaj civilëve dhe u bëri thirrje huthive që të ndalojnë sulmet veçanërisht në provincën Marib të Jemenit.

Blinken, në mbledhjen e organizuar nga Suedia dhe Zvicra që synon grumbullimin e gati 4 miliardë dollarëve ndihmë për Jemenin, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të sigurojnë 191 milionë ndihma humanitare.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i hoqën Houthitë nga lista terroriste në 12 janar në mënyrë që ndihmat humanitare të arrinin në Jemen.

Që nga ajo kohë, huthitët kanë kryer shumë sulme kundër Arabisë Saudite.



Lajme të ngjashme