Biden: Meksika është vend ekuivalent me SHBA në kufirin tonë jugor

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden tha se ata e shikojnë Meksikën si vend ekuivalent në kufirin jugor, jo si çdo vend tjetër.

1593312

Gjatë një takimi të zhvilluar online me Presidentin meksikan Andres Manuel Lopez Obrador, Biden diskutoi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe çështje me interes të përbashkët.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet me Meksikën janë të rëndësishme, Biden tha: "Ne e shikojmë Meksikën si vend ekuivalent në kufirin jugor, jo si çdo vend tjetër. Ju jeni ekuivalentët tanët, ajo që bëni do të ketë një ndikim shumë të rëndësishëm në pamjen e hemisferës perëndimore".

Pasi theksoi se ai bëri 4 nga 16 vizitat e tij në Amerikën LatineMeksikë gjatë kohës së tij si nënkryetar, Biden tha se është i vetëdijshëm për njerëzit dhe strukturën e këtij vendi.

"SHBA-ja dhe Meksika janë më të forta kur janë së bashku. Ne nuk ishim fqinjë të përsosur me njëri-tjetrin, por do të jemi më të sigurt nëse do të bashkëpunojmë", bëri të ditur Presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

Lajme të ngjashme