SHBA – Fshihen 3 emra nga raporti i DNI-së për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Është zbuluar se në raportin e përditësuar të për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi, i cili u publikua fillimisht të premten nga Drejtoria e Inteligjencës Kombëtare (DNI) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë fshirë 3 emra.

1592921
SHBA – Fshihen 3 emra nga raporti i DNI-së për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

DNI-ja e hoqi të njëjtën natë raportin prej 4 faqesh, të cilin e kishte vendosur në uebfaqen të premten, duke e zëvendësuar atë me një version të dytë.

Në këtë version, ku nuk është bërë ndonjë ndryshim në pjesën e tekstit, zbulohet se janë fshirë emrat e personave të quajtur Abdulla Mohammed Alhoeriny, Yasir Khalid Alsalem dhe Ibrahim al-Salim, të cilët figuronin në raportin fillestar.

DNI-ja nuk i është përgjigjur pyetje lidhur me situatën në fjalë, sikurse edhe Shtëpia e Bardhë. Por mediat amerikane theksojnë se Abdulla Mohammed Alhoeriny është vëllai i një gjenerali të lartë për çështjet e inteligjencës në Riad, kurse dy emrat e tjerë mbeten ende të paqartë.

Ndërkohë që në versionin e parë të dokumentit raportoheshin 21 emra të lidhur me vrasjen e Khashoggit, numri i emrave në versionin e dytë ra në 18.

Raporti i DNI-së të premten se trashëgimtari i fronit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, kishte miratuar vrasjen e gazetarit Khashoggi, shkaktoi jehonë të madhe, por administrata e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, nuk vendosi asnjë sanksion kundër tij duke ngjallur reagime të ashpra në opinionin publik dhe mediat amerikane. Megjithatë Uashingtoni vendosi sanksione për 76 shtetas sauditë, përfshi këtu edhe personat që thuhet se janë implikuar në këtë vrasje.

Jamal Khashoggi, gazetar i së përditshmes amerikane “The Washington Post” dhe një kritik i njohur i princit trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, u vra brutalisht dhe trupi i tij u copëtua në Konsullatën e Përgjithshme të Arabisë Saudite në Stamboll, ku ai shkoi për procedura martesore më 2 tetor 2018.

Sipas raportit me 101 faqe të publikuar në qershor 2019 nga Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (OHCHR), Arabia Saudite është përgjegjëse për vrasjen e qëllimshme dhe të paramenduar të gazetarit Khashoggi.



Lajme të ngjashme