Protestuesit në Armeni bastisin ndërtesën e qeverisë
Në Erevan, kryeqytetin e Armenisë, protestuesit kundër Kryeministrit Nikoll Pashinyan hynë në ndërtesën e qeverisë.

Në Erevan, kryeqytetin e Armenisë, protestuesit kundër Kryeministrit Nikoll Pashinyan hynë në ndërtesën e qeverisë.
Demonstruesit në ndërtesën e qeverisë, ku ndodhen edhe disa ministri hodhën slogane dhe kërkuan dorëheqjen e Nikoll Pashinyanit.
Protestuesit, të cilët u larguan nga ndërtesa pas një kohe të shkurtër u shprehën: "Ne donim të tregojmë se mund të hyjmë në ndërtesat që duam".
Nga ana tjetër vazhdon mosmarrëveshja midis Presidentit armen, Sarkisyan dhe Kryeministrit Pashinyan në lidhje me shkarkimin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Onik Gasparyan.
Edhe pse Presidenti, Armen Sarkisyan refuzoi dekretin mbi shkarkimin e Gasparyanit, Pashinyan ia dërgoi përsëri atë Presidentit.
Në deklaratën e bërë nga Presidenca, deklarohet se dekreti i përmendur arriti përsëri tek Sarkisyan.
Nga ana tjetër, mbështetësit e qeverisë dhe opozitës do të mbajnë sot tubime në të njëjtën kohë në kryeqytetin Erevan.
Ndërkaq Kryeministri armen u prononcuar në një transmetim të drejtpërdrejtë në Facebook ditën e diel dhe duke i bëri thirrje popullit për miting, tha: "Qëllimi i tubimit dhe marshimit është të mbrojmë sistemin demokratik kushtetues dhe fuqinë e popullit në Armeni. Sepse pushteti në vendin tonë i përket njerëzve".
Ndërsa Pashinyani i ftoi mbështetësit e tij në Sheshin “Republika” në 18:30 me kohën lokale, grupet opozitare kundër qeverisë do të takohen në Sheshin “Mareshal Bagramyan” në orën 18.00.
Në deklaratën e bërë nga Kryeministria, Pashinyani mblodhi Këshillin e Sigurisë.
Bëhet e ditur se në mbledhje u shqyrtuan problemet sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
Lajme të ngjashme

Kabulov: Amerika duhet të zbatojë marrëveshjen e bërë me Talebanin
ushtarëve nga Afganistani do të vështirësojnë procesin e faqes në këtë vend.