Arabia Saudite refuzon raportin e Amerikës për vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi

Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite ka njoftuar se ka hedhur poshtë në mënyrë të prerë raportin e publikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) mbi vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

1591764

“Udhëheqja e Arabisë Saudite hedh poshtë plotësisht vlerësimin negativ, të rremë dhe të papranueshëm që përmban ofendime në lidhje me udhëheqjen e Arabisë Saudite dhe vëren se raporti përmbante informacione dhe konkluzione të pasakta. Ministria përsërit atë që ishte njoftuar edhe më parë, pra se vrasja e Khashoggi ishte një krim i neveritshëm dhe një shkelje flagrante e ligjeve dhe vlerave të Arabisë Saudite Ky krim u krye nga një grup individësh që kanë shkelur të gjitha rregulloret përkatëse dhe autoritetet e agjencive ku ishin të punësuar", shkruhet në deklaratën e Ministrisë.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se autoritetet përkatëse ligjore në Arabinë Saudite morën të gjitha masat e mundshme brenda sistemit ligjor për të siguruar që individët të hetoheshin dhe për të siguruar që drejtësia të vihej në vend. Individët në fjalë u dënuan nga gjykatat dhe dënimet u mirëpritën nga familja e Khashoggi.

Në raportin e përgatitur nga autoritetet përkatëse të Shteteve të Bashkuara të Amerikës fajësohej Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, për vrasjen brutale të vitit 2018 të kolumnistit të gazetës "Washington Post", Jamal Khashoggi.

Lajme të ngjashme