Këshilli Turk: Ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Azerbajxhanin

Këshillit i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) deklaroi se do të vazhdojë të jetë krah për krah Azerbajxhanit.

1591463
Këshilli Turk: Ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Azerbajxhanin

Këshillit i Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk) deklaroi se do të vazhdojë të jetë krah për krah Azerbajxhanit.

Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit Turk, Bagdad Amreyev në mesazhin e publikuar me rastin e 29-vjetorit të masakrës së Hocalisë, rikujtoi se më 26 shkurt 1922, në qytezën Hocali të Karabakut Malor, forcat armene masakruan njerëzit e pafajshëm, ndër të cilët të moshuar, gra, fëmijë dhe foshnje.

Duke bërë të ditur se forcat armene robëruan mijëra azerbajxhanas dhe shkatërruan plotësisht Hocalinë, Amreyev shkroi: “Ashtu siç e dëshmoi e gjithë bota, është vendosur drejtës dhe lufta e ligjshme e Azerbajxhanit vëllazëror për territoret e tij të pushtuara në Karabakun Malor ka rezultuar me fitore. Kjo fitore ka qenë një burim krenarie dhe lumturie për të gjithë botën turke.".

Ai tha se kujtimi plot hidhërim i Hocalisë, jetohet me gjithë freskinë në shpirtin e azerbajxhanasve, shkroi Sekretari i Përgjithshëm të Këshillit Turk, Bagdad Amreyev dhe shtoi: “Me këtë rast, ne, si Këshilli Turk, përkujtojmë me respekt viktimat e gjenocidit të Hocalisë dhe i shprehim ngushëllimet tona popullit dhe qeverisë azerbajxhanase. Si botë turke, ne vazhdojmë të qëndrojmë krah për krah me Azerbajxhanin".

 


Lajme të ngjashme