BE shpall 'persona non grata' përfaqësuesen e Venezuelës

Bashkimi Evropian (BE) ka shpallur “person të padëshiruar” [persona non grata] përfaqësuesen e Venezuelës në Bashkimin Evropian (BE), Claudia Salerno.

1591144
BE shpall 'persona non grata' përfaqësuesen e Venezuelës

Bashkimi Evropian (BE) ka shpallur “person të padëshiruar” [persona non grata] përfaqësuesen e Venezuelës në Bashkimin Evropian (BE), Claudia Salerno.

Kjo është një përgjigje ndaj vendimit të qeverisë së Venezuelës për të deklaruar shefen e misionit të Bashkimit Evropian në Venezuelë ‘persona non grata’, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell.

"Bashkimi Evropian konsideron se vendimi i Venezuelës është plotësisht i padrejtë dhe në kundërshtim me synimin e BE-së për të zhvilluar marrëdhënie dhe për të ndërtuar partneritete me vendet e treta",- thuhet më tej në deklaratë.

Më 23 shkurt Këshilli Evropian kishte deklaruar se kishte marrë vendim për të zbatuar sanksione ndaj 19 zyrtarëve venezuelas me arsyetimin se ata “dëmtojnë demokracinë dhe të drejtat e njeriut”.

Pas këtij vendimi të BE-së edhe ministri i Punëve të Jashtme të Venezuelës, Jorge Arreaza kishte deklaruar se përfaqësuesi i BE-së në vendin e tij ishte shpallur person i padëshiruar dhe një vendim i tillë ishte marrë për shkak të sanksioneve të BE-së ndaj zyrtarëve venezuelas.

Ambasadorin e BE-së në Venezuelë Qeveria Nicolas Maduro e kishte shpallur “person të padëshirueshëm” edhe në 29 qershor 2020, por pastaj kishte hequr dorë nga ky vendim.

 


Lajme të ngjashme