Venezuela u dërgon notë diplomatike 4 vendeve evropiane

Ministri i Jashtëm i Venezuelës, Jorge Arreaza u ka dhënë notën diplomatike të protestës përfaqësuesve të misioneve të huaja të 4 vendeve të BE-së (Spanjës, Holandës, Gjermanisë dhe Francës).

1590596
Venezuela u dërgon notë diplomatike 4 vendeve evropiane

Në llogarinë e tij në «Twitter» Arreaza ka postuar fotografitë lidhur me takimet që ka pasur me shefat e misioneve të këtyre vendeve në Venezuelë, të cilëve u ka dorëzuar atyre notën e protestës.

“Përfaqësuesve diplomatikë të vendeve në fjalë nota e protestës u është dhënë në përputhje me Kushtetutën e Republikës Bolivariane të Venezuelës”, thuhet në shënimin që shoqëron fotot.

Në konferencën e djeshme për shtyp Arreaza deklaroi se Isabel Brilhante Pedrosa, ambasadorja dhe shefja e Delegacionit të BE-së në Karakas, është shpallur “person i padëshirueshëm” [persona non grata] dhe i është dhënë 72 orë afat për t’u larguar nga vendi (Venezuela).

Ministri Arreaza sqaroi se ky vendim u mor për shkak të vendimit të BE-së për të aplikuar sanksione ndaj zyrtarëve venezuelas dhe rikujtoi se aktualisht BE-ja dhe ShBA-ja vazhdojnë të zbatojnë 55 vendime sanksionesh kundër vendit të tyre.



Lajme të ngjashme