SHBA-ja i kërkon Malajzisë të ndalojë dëbimin e shtetasve të Mianmarit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës shprehën shqetësimin e tyre të mërkurën rreth dëbimit nga Malajzia të gati 1.100 shtetasve të Mianmarit dhe i kërkuan Kuala-Lumpurit zyrtar që t'i ndalë lëvizjet e tilla.

1590686
SHBA-ja i kërkon Malajzisë të ndalojë dëbimin e shtetasve të Mianmarit

Duke folur në një konferencë shtypi, zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, kujtoi se masa erdhi përkundër një urdhri të gjykatës malajziane që ndalon dëbimin e tyre.

“Ne vazhdojmë të nxisim të gjitha vendet në rajon që parashikojnë kthimin e emigrantëve nga Mianmari përsëri në vendin e tyre për t'i ndaluar këto riatdhesime derisa Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) të mund të vlerësojë nëse këta emigrantë kanë ndonjë shqetësim mbrojtjeje përpara se të dërgohen përsëri në Mianmar”, deklaroi Price.

Ai tha ndërsa ushtria e Mianmarit “ka një histori të gjatë të dokumentuar të abuzimeve të të drejtave të njeriut kundër anëtarëve të grupeve të pakicave fetare dhe etnike”, ndërsa potencoi se SHBA-ja do të vazhdojë ndihmën humanitare shpëtuese për popullatën e cenueshme në nevojë.

Rikujtojmë se 1.086 shtetas të Mianmarit u kthyen përsëri me tri anije të marinës të dërguara nga ushtria e Mianmarit vetëm disa orë pasi Gjykata e Lartë e Kuala-Lumpurit urdhëroi qeverinë malajziane të ndalonte procesin në përgjigje të një kërkese për rishikim gjyqësor nga dy grupe të të drejtave të njeriut.

Khairul Dzaimee Daud, drejtori i përgjithshëm i Departamentit të Emigracionit të Malajzisë, bëri me dije se të gjithë emigrantët që u kthyen, kishin rënë dakord vullnetarisht, pa u detyruar nga asnjë palë.



Lajme të ngjashme