OKB do të mirëpresë në Zvicër mbledhjen 5+1 për Qipron

Kombet e Bashkuara do të mirëpresin palët e Qipros dhe vendet garantuese; Turqinë, Greqinë dhe Anglinë më 27-29 prill në qytetin Gjenevë të Zvicrës.

1590251

Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Stephane Dujarric në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se: “Sekretari i Përgjithshëm, gjatë datave 27-29 prill 2021 planifikon të zhvillojë në qytetin Gjenevë të Zvicrës mbledhjen jozyrtare 5+1 në lidhje me problemin e Qipros”.

Në deklaratë bëhet e ditur gjithashtu se qëllimi i mbledhjes është të shihet nëse palët do të takohen apo jo në një platformë të përbashkët për një zgjidhje të përhershme të problemit të Qipros në një kohë të afërt.

Lajme të ngjashme