Bilanci i COVID-19 në botë, mbi 2 milionë të vdekur nga virusi

Numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën, për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) arriti në 2 milionë e 496 mijë e 900, ndërkaq numri i rasteve arriti në 112 milionë e 660 mijë dhe numri i të shëruarve u rrit në 88.254.000.

1589871
Bilanci i COVID-19 në botë, mbi 2 milionë të vdekur nga virusi
İspanya süper
super foto fransa korona fransa 1.jpg

Numri i njerëzve që vdiqën në të gjithë botën, për shkak të llojit të ri të koronavirusit (COVID-19) arriti në 2 milionë e 496 mijë e 900, ndërkaq numri i rasteve arriti në 112 milionë e 660 mijë dhe numri i të shëruarve u rrit në 88.254.000.

Gjatë 24 orëve të fundit në Indi për shkak të epidemisë së COVID-19 100 njerëz kanë vdekur dhe 13.463 janë infektuar. Humbja e jetëve në këtë vend u rrit në 156.598 dhe numri i rasteve u rrit në 11 milionë e 29 mijë e 326.

Gjendja e jashtëzakonshme e vendosur në 10 rrethe në të gjithë vendin kundër llojit të ri të koronavirusit në Japoni është kërkuar të hiqet herët në Osaka, Hyogo, Kyoto dhe Aiçi.

Një mjek, i cili refuzoi të pranonte ekzistencën e COVID-19 në Izrael dhe që kundërshtoi vaksinimin publik ndaj virusit, i është anuluar licenca shëndetësore për të hapur klinikë në qytetin Bney Brak. Një në 5 persona në Bney Brak, një qytet me rreth 210.000 banorë që përbëhen në masë të madhe nga hebrenjtë ultra-ortodoksë, është kapur nga epidemia e COVID-19.

Ministri palestinez i Ekonomisë Khaed Al-Useyli dhe zëdhënësi i Qeverisë Ibrahim Al-Mulhim rezultuan pozitivë për COVID-19. Numri i vdekjeve nga epidemia në Palestinë ka arritur në 3.000 njerëz, ndërsa numri i rasteve me COVID-19 është rritur në 199.769.

Presidenti i Senegalit Macky Sall tha se vendi i tij është i përfshirë në Programin Global të Vaksinave COVID-19 (COVAX) por procesi po lëvizë ngadalë, ndërsa shtoi se: "Si president i vendit nuk mund të prisja vaksinat nga COVAX pasi vendet e zhvilluara tanimë kanë filluar me vaksinim". Sall vuri në dukje se ata e preferuan vaksinën e parë të disponueshme të prodhuar nga kompania kineze “Sinopharm”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), epiqendra e epidemisë, ku humbja e jetëve për shkak të virusit arriti në 514.996, numri i të infektuarve u rrit në 28 milionë e 897 mijë e 718.

Numri i të vdekurve në Angli u rrit në 121.305 dhe numri i të infektuarve arriti në 4.134.639. Kryeministri Boris Johnson tha më 21 qershor ai ishte "me shpresë" që të gjitha llojet e reja të kufizimeve të koronavirusit në vend mund të hiqen, por që "asgjë nuk mund të garantohet".

Itali, 356 njerëz kanë vdekur në 24 orët e fundit për shkak të epidemisë, duke e rritur kështu numrin e viktimave në 96.348. Numri i njerëzve të infektuar me virus u rrit me 13.314 dhe arriti në 2.832.162.

Ndërkaq në Francë, 341 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit për shkak të COVID-19. Humbja e jetëve arriti në 85.044. Numri i të infektuarve shënoi rritje me 20.064 raste të reja të regjistruara brenda një dite dhe u rrit në 3.629.891.

Ndërsa në Gjermani, ku humbja e jetëve për shkak të epidemisë u regjistrua si 69.214 dhe numri i rasteve të infektimeve u rrit në 2.405.263, ministri i Çështjeve Evropiane Michael Roth tha se ishte e nevojshme të zbatohej kontrolli në kufijtë midis Austrisë dhe Çekisë për të parandaluar përhapjen e mutacionit të COVID-19.

Ndalim qarkullimi, i cili hyri në fuqi në të gjithë vendin më 23 janar si pjesë e masave kundër epidemisë në Holandë, është zgjatur deri në 15 mars. Kryeministri Mark Rutte tha se mutacioni i COVID-19, i zbuluar për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar, ka mutuar edhe në vendin e tij dhe se ka tendencë që numri i rasteve të rritet përsëri për shkak të përhapjes më të shpejtë, dhe se ka filluar një valë e tretë e mundshme. Në Holandë, numri i vdekjeve nga COVID-19 u regjistrua si 15.343 dhe numri i rasteve u regjistrua si 1 milion e 64 mijë e 598.

Spanjë, 443 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit nga COVID-19 duke e rritur kështu numrin e humbjeve të jetëve në 68.079. Në të njëjtën periudhë, numri i të infektuarve u rrit në 3.161.432, me 7.461 raste të reja të regjistruara.

Portugali, numri i vdekjeve për shkak të virusit u rrit me 63 dhe arriti në 16.086 në 24 orët e fundit dhe numri i rasteve të reja u rrit me 1.032 në 799.106.

Në pandeminë e COVID-19, viktimat në vendet e Amerikës Latine u rritën me 1.386 në 248.529 në Brazil, 181.809 me një rritje prej 1.273 në Meksikë dhe 51.510 në Argjentinë me një rritje prej 155, ndërsa në Kolumbi u rrit me 144 arriti në 59.118, në Peru me 224 dhe u rrit në 45.487, në Kili me 25 dhe arriti në 20.151, në Ekuador me 20 në 15.567 dhe në Bolivi me 38 dhe arriti në 11.508.

Ministri kilian i shëndetësisë Enrique Paris thotë se 3 milion 37,063 njerëz janë vaksinuar kundër COVID-19 që nga fillimi i fushatës së vaksinimit të vendit në 3 shkurt. Kili, i cili ka vaksinuar rreth 16 për qind të popullsisë së saj në më pak se një muaj, qëndron si vendi me fushatë më të suksesshme të vaksinimit në Amerikën Latine.

Dërgesa e parë me 200,000 doza nga vaksina Sputnik V e zhvilluar nga Rusia kundër COVID-19 arriti në aeroportin ndërkombëtar në Mexico City, Meksikë. Vaksinimet do të jenë të disponueshme nga nesër për qytetarët mbi 60-vjeç në rajonet Iztacalco, Tlahuac dhe Xochimilco.



Lajme të ngjashme