Irani: E kemi marrë mesazhin për amerikanët e arrestuar

Irani ka deklaruar se përmes Ambasadës në Zvicër e ka marrë mesazhin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për shtetasit amerikanë që mbahen të arrestuar në vend.

1588146
Irani: E kemi marrë mesazhin për amerikanët e arrestuar

Sait Hatibzade (Saeed Khatibzadeh), zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, tha se nuk ka asnjë komunikim të drejtpërdrejtë me administratën e Uashingtonit për lirimin e shtetasve amerikanë që mbahen në burgjet e Iranit.

Ai shtoi se mesazhin e administratës amerikane lidhur me këtë çështje e kanë marrë nga ministrat e jashtëm të disa vendeve dhe ambasadës së Iranit në Zvicër.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, “IRNA”, prioritare për Teheranin është lirimi i qytetarëve iranianë që mbahen në burgjet e Amerikës,- ka thënë Hatibzade dhe ka shtuar se ata janë gati për të biseduar për këtë çështje.

Çështjet diplomatike ndërmjet Teheranit dhe Uashingtonit ndiqen përmes Zvicrës.

Jake Sullivian, Këshilltari i Presidentit Joe Biden për Sigurinë Kombëtare, kishte thënë se ata kishin kaluar në kontakt me Teheranin për lirimin e amerikanëve që mbahen të arrestuar në Iran.

 


Lajme të ngjashme