Barcelona jetoi natën e 6-të të protestave kundër burgosjes së Hasél

Deri më tani 107 persona janë arrestuar dhe 82 të tjerë janë plagosur gjatë demonstratave në mbështetje të reperit Pablo Hasél që përfunduan ditën e tyre të gjashtë në Katalonjë.

1588125
Barcelona jetoi natën e 6-të të protestave kundër burgosjes së Hasél

Kanë kaluar gjashtë ditë nga demonstratat, të cilat u kthyen në vandalizëm me peticionin për lirimin e reperit Pablo Hasél, i cili u ndalua me forcë nga policia më 16 shkurt për shkak të dënimit të tij me burg.

Demonstratat e përqendruara në qytetet e mëdha të Katalonjës, të tilla si Barcelonë, Girona dhe Lleida, u mbajtën këtë të diel edhe në disa qytete të rajonit Bask.

Protestat në Barcelonë, e cila ka qenë vendi ku janë parë aktet më të dhunshme deri më tani, vazhduan deri të dielën në mbrëmje.

Protestuesit e lidhur me grupe të ekstremit të majtë hodhën gurë në disa dyqane në qendër të qytetit dhe thyen xhamat e tyre, u vunë flakën kazanëve të plehrave dhe barrikadave në rrugë dhe sulmuan me shishe një rajon policie.

Duke marrë masa të gjera të sigurisë, policia arrestoi 6 persona, përfshirë 5 persona që kishin plaçkitur dyqanet.

Në një deklaratë të lëshuar nga burime të policisë për shtypin spanjoll, u raportua se 82 persona janë plagosur dhe 107 persona janë arrestuar në bilancin e 6 ditëve të demonstratave në Katalonjë.

Shumica dërrmuese e të arrestuarve u lanë të lirë nga gjykata ku u nxorën.

Nga ana tjetër, u raportua se 1 person u arrestua në qytetin e Bilbao për dëmtimin e mjedisit dhe sulmin ndaj policisë.

Hasél, i cili u dënua me 9 muaj burg për glorifikimin e terrorizmit dhe fyerjen e Mbretit dhe institucioneve shtetërore me disa shprehje që ai përdori në «Twitter» dhe në këngët e tij, u arrestua nga policia më 16 shkurt dhe u burgos.

Hasél u dënua me dy vjet e gjysmë burg për një akuzë tjetër, duke pretenduar se ai ka kërcënuar një dëshmitar në gjyq.

 


Lajme të ngjashme