SHBA: Sulmet në Erbil të Irakut nuk do të mbesin pa kundërpërgjigje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deklaruan se sulmet me raketa në Erbil të Irakut, nuk do të mbeten pa përgjigje.

1586198
SHBA: Sulmet në Erbil të Irakut nuk do të mbesin pa kundërpërgjigje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) deklaruan se sulmet me raketa në Erbil të Irakut, nuk do të mbeten pa përgjigje.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price në konferencën e përditshme për shtyp, vlerësoi situatën e fundit pas sulmeve me raketa në Erbil.

Ai bëri të ditur se vazhdojnë kontaktet me autoritetet e Administratës Rajonale Kurde të Irakut (KRG) dhe vazhdojnë edhe kontaktet me bashkëbiseduesit në Irak për të nxjerrë në shesh përgjegjësit e sulmit.

“Sigurisht, ne nuk do të japim një shfaqje të mëparshme të përgjigjes sonë, por është e arsyeshme të thuhet se kjo do të ketë pasoja për përgjegjësit e këtij sulmi", tha Price.

Zëdhënësja e Shtëpisë në Bardhë, Jen Psaki në një deklaratë të bërë dje tha se administrata amerikane "rezervon të drejtën për t'iu përgjigjur sulmit në mënyrën dhe kohën e duhur".

Sipas deklaratës së bërë nga burimet amerikane të sigurisë, në sulmin ndaj aeroportit të Erbilit u përdorën 14 raketa.

Si pasojë e sulmit me raketa në aeroportin e qytetit Erbil të Irakut, ku ndodhet edhe baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 1 person me kontratë kishte mbetur i vrarë ndërsa 9 të tjerë ishin plagosur, 3 civilë, 5 personel me kontratë dhe 1 ushtar amerikan.

Një grup i quajtur "Saraya Evliya ed-Dam", emri i të cilit nuk ishte dëgjuar më parë në Irak, mori përgjegjësinë për sulmin.

Pas incidentit, disa media rajonale dhe ndërkombëtare hodhën pretendime se prapa sulmit kishte grupe të Iranit.



Lajme të ngjashme