BE-ja shpreh ngushëllime për martirizimin e 13 shtetasve turq nga PKK-ja

Bashkimi Evropian (BE) i ka shprehur ngushëllimet Turqisë për martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata separatiste terroriste PKK.

1584344
BE-ja shpreh ngushëllime për martirizimin e 13 shtetasve turq nga PKK-ja

Bashkimi Evropian (BE) i ka shprehur ngushëllimet Turqisë për martirizimin e 13 shtetasve turq nga organizata separatiste terroriste PKK.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se ata kishin parë "lajme shqetësuese" se 13 shtetas turq ishin masakruar nga organizata separatiste terroriste PKK në rajonin Gara në veri të Irakut.

"Duam të shprehim ngushëllimet tona popullit turk dhe ndajmë dhimbjen me familjet e viktimave në mënyrën më të sinqertë," tha Stano.

Bagdad Amreyev, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit të Vendeve Turqishtfolëse (Këshilli Turk), lëshoi gjithashtu një mesazh që dënon martirizimin e 13 shtetasve turq nga terroristët e PKK në rajonin Gara të Irakut. Sekretari i Përgjithshëm Amreyev kërkoi mëshirën e Allahut për dëshmorët, të afërmve të tyre dhe popullit turk u shprehu ngushëllime, ndërsa të plagosurve u uroi shërim të shpejtë.

Rifat Fejziq, kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, i dërgoi një mesazh ngushëllimi ambasadores turke në Podgoricë, Songul Ozan dhe kreut të Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) Ali Erbas.

“Kamë mësuar me keqardhje për martirizimin e 13 shtetasve turq në Gara nga organizata terroriste PKK. Kërkoj mëshirën e Allahut për dëshmorët e rënë në këtë sulm të mallkuar, ndërsa familjeve të tyre u shprehim ngushëllime në emër tim dhe të myslimanëve në Mal të Zi", shkruan Fejziq në mesazhin e tij.

Unioni i Dijetarëve Palestinezë njoftoi se dënoi martirizimin e 13 shtetasve turq në rajonin Gara në veri të Irakut si rezultat i një "sulmi të pabesë terrorist" nga terroristët e PKK-së.

Misionet diplomatike të Belgjikës, Francës, Greqisë, Ukrainës, Kanadasë dhe Norvegjisë në kryeqytetin Ankara lëshuan gjithashtu një mesazh ngushëllimi për 13 shtetasit turq të vrarë nga organizata separatiste terroriste PKK.



Lajme të ngjashme