Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev ngushëllon Presidentin Erdogan për civilët e vrarë nga PKK

Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev i shprehu ngushëllimet Presidentit Recep Tayyip Erdogan për 13 civilët e vrarë nga organizata separatiste terroriste PKK.

1583226

Presidenti Aliyev në mesazhin e tij tha: “Jemi tronditur thellë nga masakra e 13 shtetasve të pafajshëm të Turqisë si rezultat i aktit tradhtar të terrorizmit. Jemi të zemëruar me këtë akt të tmerrshëm kundër civilëve dhe dënojmë me forcë të gjitha manifestimet e terrorizmit. Shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe të afërmit e atyre që u vranë dhe popullit turk për tragjedinë që ndodhi".

Ministri i Jashtëm i Azerbajxhanit Ceyhun Bayramov gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij familjeve të dëshmorëve dhe popullit turk.

"Jemi shumë të pikëlluar nga lajmi se 13 shtetas turq janë vrarë si rezultat i sulmit tradhtar terrorist. U shprehim ngushëllime tona familjeve të dëshmorëve dhe popullit vëlla të Turqisë. Dënojmë me forcë sulmin terrorist ndaj civilëve. Ngushëllime Turqisë", shkruan Bayramov në postimin e tij.

Lajme të ngjashme