ShBA: Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Diplomati amerikan ë OKB, Rodney Hunter tha se sanksionet do të vazhdojnë për sa kohë që Rusia nuk e ndërpret mbështetjen për separatistët në Ukrainën lindore dhe nuk i jep fund aneksimit të Krimesë.

1582155
ShBA: Sanksionet ndaj Rusisë do të vazhdojnë

Rodney Hunter, Koordinator Politik i Përfaqësisë së Përhershme të Shteteve të Bashkuara (ShBA) në Kombet e Bashkuara (OKB), tha se sanksionet do të vazhdojnë për sa kohë që Rusia nuk e ndërpret mbështetjen për separatistët në Ukrainën lindore dhe nuk i jep fund aneksimit të Krimesë.

Duke folur në takimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ku u diskutuan zhvillimet në lindje të Ukrainës, Hunter i bëri thirrje Rusisë që "t'i japë fund agresionit të saj" në rajon dhe të heqë dorë nga aneksimi i Krimesë.

Nëse Rusia nuk tërhiqet, sanksionet amerikane do të vazhdojnë,- u shpreh Hunter dhe i bëri apel Rusisë të lirojë më shumë se 100 të burgosur politikë ukrainas dhe t'i japë fund politikave të saj frikësuese kundër tartarëve të Krimesë dhe kundërshtarëve të pushtimit.

Në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, vazhdojnë përplasjet midis trupave ukrainase dhe separatistëve prorusë, të cilët kanë shpallur të ashtuquajturën pavarësi të tyre që nga viti 2014.

 


Lajme të ngjashme