Shefi i diplomacisë së Katarit: Marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë speciale e të rëndësishme

Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim al-Thani, deklaroi të enjten se marrëdhëniet ndërmjet vendit të tij dhe Turqisë janë shumë speciale e të rëndësishme.

1581914
Shefi i diplomacisë së Katarit: Marrëdhëniet tona me Turqinë janë shumë speciale e të rëndësishme

Ky vlerësim i shefit të diplomacisë katarase erdhi gjatë një konference të përbashkët për shtyp pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron në këtë vend të vogël të Gjirit për një vizitë zyrtare.

Duke iu drejtuar homologut Çavusoglu me fjalët “vëllai dhe miku im”, Al-Thani e falënderoi atë për solidaritetin, partneritetin ekonomiko-politik dhe për bashkëpunimin strategjik ndërmjet dy vendeve.

Gjithashtu ministri i Jashtëm i Katarit shprehu vlerësimin e tij të lartë sidomos për mbështetjen dhe opinionin e Turqisë vëllazërore lidhur me çështjen e bisedimeve ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pasi e falënderoi Turqinë edhe mbështetjen e saj në procesin e transformimit demokratik në Libi, Al-Thani nënvizoi po ashtu mbështetjen e përhershme të vendit të tij popullin libian.

Kryediplomati kataras vuri në dukje se me homologun e tij turk diskutuan edhe për zhvillimet në Siri dhe Afganistan.

“Marrëdhëniet ndërmjet Katarit dhe Turqisë janë shumë speciale e të rëndësishme. Ne duam ta konsolidojmë edhe më tej solidarësinë ndërmjet dy vendeve”, potencoi ai duke rikujtuar se në Takimin 6. të Komitetit të Lartë Strategjik, mbajtur më 26 nëntor 2020, u morën vendime mjaft të rëndësishme.



Lajme të ngjashme